Tirana dhe Cërriku u bashkohen Beratit, Tepelenës dhe Matit, 5 bashki drejt zgjedhjeve të parakohshme

Politikë

Tirana dhe Cërriku u bashkohen Beratit, Tepelenës dhe Matit, 5 bashki

Bashkia e Tiranës do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas konfirmimit të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i cili tha se kryeqyteti duhet t’i rikthehet normalitetit pas 7 muajsh që kryetari aktual Erion Veliaj ndodhet në qeli. Rama propozoi emrin e Ogerta Manastirliut për të garuar në siglën e PS për të ruajtur qeverisjen socialiste në bashkinë më të madhe të vendit.

Së bashku me Tiranën, edhe Cërriku pritet të shkojë në zgjedhje për bashkinë, pasi kryetari aktual Andis Salla u zgjodh nga Rama për të qenë ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Kështu, Tirana dhe Cërriku i bashkohen listës së bashkive që pritet të shkojnë në zgjedhej pas vakancave të krijuara, së bashku me Beratin, Tepelenën dhe Matin.

Këto të fundit “humbën” kryebashkiakët e tyre, të cilët u zgjodhën deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.


Më konkretisht Ervin Demo i Beratit, Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Agron Malaj i Matit do të jenë deputetë të rinj në Parlament, me ish-kreun e bashkisë së Beratit që do të shërbejë edhe si ministër i Pushtetit Vendor në vend të Arbjan Maznikut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion