Përleshje si nëpër filma në Velipojë, kall'ash, grushta e shkelma mes të rinjve, çfarë dihet deri më tani

Aktualitet

Përleshje si nëpër filma në Velipojë, kall'ash,
Një konflikt i nisur brenda një lokali në Velipojë rrezikoi të përfundonte në një përplasje me armë, por ndërhyrja e pronarit të biznesit shmangu të shtënat.

Ngjarja dyshohet se nisi pas një debati mes dy klientëve dhe një kamarieri të mitur. Pas përplasjes verbale, i riu kontaktoi disa persona të afërt, duke u kërkuar të shkonin në lokal.

Brenda pak minutash, përpara barit mbërriti një automjet me tre persona.

Dy prej tyre zbritën të armatosur dhe u futën me shpejtësi në ambientet e lokalit, njëri me automatik dhe tjetri me pistoletë.


Brenda pak minutash, përpara barit mbërriti një automjet me tre persona. Dy prej tyre zbritën të armatosur dhe u futën me shpejtësi në ambientet e lokalit, njëri me automatik dhe tjetri me pistoletë.

Pamje te tjera nga skena e ngjarjes.

Prania e personave të armatosur shkaktoi panik mes klientëve, të cilët braktisën menjëherë lokalin për t’iu larguar rrezikut.

Situata u përshkallëzua kur pronari ndërhyri për të ndaluar një përplasje të mundshme. Ai u përlesh me personin që mbante automatikun dhe arriti t’ia hiqte armën nga duart.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion