Tërmeti shkund jugun e Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

Aktualitet

Tërmeti shkund jugun e Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

Lëkundja të forta tërmeti janë regjistruar mesditën e kësaj të enjte, rreth orës 13:38 në vendin tonë. Mësohet se lëkundjet kanë pasur epiqendrën rreth 19 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës.

Sipas qendrës së specializuar për tërmetet, EMSC lëkundjet kanë pasur një magnitudë 3.5 të shkallës rihter.

Për shkak se epiqendra ka qenë shumë pranë sipërfaqes së tokës, lëkundjet janë ndjerë të forta në të gjithë jugun e vendit.

Megjithatë, nuk ka vend për panik, pasi një magnitudë e tillë është e zakonshme dhe nuk paraqet rrezik.

Edhe sizmiologët thonë se të tilla tërmete nuk janë të rrezikshme, por përkundrazi, kanë aspekte pozitive sepse ndihmojnë në çlirimin e energjisë së prodhuara nga fërkimi i pllakave tektonike, duke shmangur tërmete më të forta.

ME TE LEXUARAT