Më në fund, priten reshje me intensitet të ulët në këto zona, moti 11 shtator 2026

Aktualitet

Më në fund, priten reshje me intensitet të ulët në
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të mbetet në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.

Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion