‘Turisti i vjedhjeve’, kishte grabitur 9 shtëpi, 6 vite burg për 46-vjeçarin shqiptar në Austri

Bota

‘Turisti i vjedhjeve’, kishte grabitur 9 shtëpi, 6 vite burg

Një 46-vjeçar shqiptar në Austri është dënuar me gjashtë vite burg për vjedhjen e 9 banesave në Vorarlberg.

Vjedhjet, të cilat ishin kryer gjatë periudhës korrik-gusht 2025, kapin një dëm prej 14 mijë eurosh. Sipas mediave zvicerane, në grabitje ka marrë pjesë edhe një bashkëpunëtor. Por i pandehuri, të cilin e quajnë ‘turisti i vjedhjeve’, jep një emër që rezulton të jetë i sajuar.

Gjurmët e ADN-së në vendngjarje çuan te shqiptari. Ai ishte shpallur në kërkim me një urdhër-arresti europian. Që nga marsi i këtij viti, 46-vjeçari ndodhet në paraburgim në institucionin e vuajtjes së dënimit në Feldkirch.

I pyetur nga trupi gjykues si e imagjinon jetën e tij në të ardhmen, babai i dy fëmijëve shfaq pendesë. “Sigurisht që dua të ndryshoj, në fund të fundit kam dy fëmijë.”

Megjithatë, rezulton se ai është i varur nga lojërat e fatit dhe ka 12 mijë euro borxhe ndaj bankave.

Më herët, 46-vjeçari kishte qenë i dënuar me burg për vepra të ngjashme në Suedi dhe Danimarkë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion