Dikur pjesë e Kembrixh, kush është mjekja radiologe që Rama emëroi si Ministre Shëndetësie

Aktualitet

Dikur pjesë e Kembrixh, kush është mjekja radiologe që Rama

Profesoresha e radiologjisë, Evis Sala, është ministrja e re e Shëndetësisë. Sala do të kthehet nga Italia në Shqipëri, ku me njohuritë dhe eksperiencën e saj, do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Ajo zëvendëson në këtë detyrë Albana Koçiun.

Evis Sala drejton Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli” dhe është pedagoge në institucionet e arsimit të lartë, ku kontribuon me përvojën e saj akademike dhe kërkimore për formimin e brezit të ri të profesionistëve të shëndetit.

Prof. Sala ka një karrierë të gjatë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ku për shumë vite ka qenë pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe ka bashkëdrejtuar Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së Kancerit në Qendrën e Kërkimit të Kancerit në Kembrixh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion