“Ti vendos”, Sorenca u flet shqip shqiptarëve: Dilni e votoni! Zgjedhjet në Shqipëri me rëndësi për BE-në

Politikë

“Ti vendos”, Sorenca u flet shqip shqiptarëve: Dilni e votoni!

Në përfundim të takimin me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi, ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca u shpreh përgëzoi atë për punën e bërë deri më tani me përgatitjet drejt zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ne kemi ardhur këtu për të diskutuar me kryekomisionerin Celibashi, për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit. Na tregoi për situatën deri më tani. Na foli për përgatitjet për identifikimin elektronik dhe votimin elektronik. Gjithcka është thuajse gati. Një aspekt shumë i rëndësishëm ka qenë edukimi i votuesve është bërë në mënyrë shumë të mirë, dhe përgëzojmë komisionerin për punën e mirë. Kemi dhënë mbështetjen tonë” u shpreh Soreca ndërsa apeloi shqiptarët të ushtrojnë të drejtën për të votuar.

“Nga tani apelojmë gjithë qytetarët shqiptarë të votojnë, të ushtrojnë të drejtën e tyre, sepse është e ardhmja e tyre. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme dhe BE po ju ndjek në të 60 bashkitë e Shqipërisë. Ajo cfarë ndodh në Tiranë dhe në Shqipëri, do jetë e rëndësishme për BE, Shqipëria është një vend kandidat. Është e rëndëishsme se çfarë do të ndodhë ditën e dielë në Shqipëri.” theksoi Soreca, ndërsa rezervoi fjalën e fundit për partitë politike.

“Fjala ime e fundit është për partitë politike, për të theksuar atë thirrje që kemi bërë gjithmonë për vëtëpërmbajtje dhe të shmangni gjuhën e urrejtjes gjuhën konlfiktuale. Ndaj dilni e votoni në veçanti të rinjtë’ – tha Soreca ndërsa lëshoi apelin në gjuhën shqipe: ‘Ti vendos’ .

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion