Theu herësin/ Reagon Luçiano Boçi: Falenderoj Bashën për besimin

Politikë

Theu herësin/ Reagon Luçiano Boçi: Falenderoj Bashën

Teksa në Qarkun e Elbasanit janë duke u numëruar kutitë e fundit për kandidatët preferencialë, në këtë qark, në radhët e Partisë Demokratike, prin kandidati Luçiano Boçi.

Edhe pse i renditur i shtati në listë në një kohë që PD në këtë qark siguroi 6 mandate, Boçi mund të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm duke thyer herësin.

Pas këtij rezultati, vetë kandidati Boçi përmes një postimi në rrjete sociale shpreh falënderimet për të gjithë qytetarët elbasanas që e votuan.

Ai gjithashtu, falënderon liderin demokrat Lulzim Basha për përfshirjen në listë dhe për ekipin e Qarkut të Elbasanit. Ndër të tjera, ai thotë se beteja për të çrrënjosur të keqen që ka pushtuar vendin vazhdon.

Postimi i plotë i Boçit:

Shumë pak të shprehësh

 vetëm falenderime për qytetarët e qarkut Elbasan, të cilët më votëbesuan ndershmërisht, me ideal e vërtetësi, pa u ndikuar as nga paratë e pushtetit, as nga dhuna e tij, as nga joshjet e miklimet për favore!

Nuk mjafton vetëm mirënjohja për strukturat e Partisë Demokratike të qarkut e drejtuesit e tyre, komisionerët, vëshguesit, grupet mbështetëse, përfaqësuesit e ZAZ-ve, numëruesit, të gjithë anëtarët e PD, të cilët më përkrahën pa bujë e zhurmë, po me shpirt e zemër, nē këtë betejë të pabarabartë me të keqen!

Përulje respekti për ekipin tim të mrekullueshëm e të palodhur, plot jetë, vlera e vizion, me vajza e djem të mençur, entuziastë e me shumë dëshirë për të ardhmen!

Nderime pa fund për shokët e miqtë e mi të shumë brezave e shtresave e bashkëpunëtorët e kaq viteve politikë, të cilët nuk u shkëputën as një minutë e centimetër nga lufta krah meje!

Vlerësime të sinqerta e të vërteta për Kryetarin e PD, zotin Basha që me besoi kandidimin, për Gazin që drejtoi me dinjitet fushatën e qarkut, për grupin cilësor të deputetëve që me diferencat e qëndrimeve e opinioneve kalimtare, më motivuan më shumë.

Në fund, familja ime tashmë e rritur në numër, jam vetë unë!

Megjithatë nuk mund të bërtas dot FITORE, sepse kjo e imja është thjesht një rreshtim i ri pranë të gjithëve ju!
Beteja për të çnjërrosor të keqen që ka pushtuar vendin vazhdon…

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion