Thellohet krisja Rama-Yuri Kim, kryeministri bojkoton takimin në momentin që hyn ambasadorja e SHBA

Politikë

Thellohet krisja Rama-Yuri Kim, kryeministri bojkoton takimin në momentin

Gazetari dhe analisti Arjan Çani i ftuar dje në studion e emisionit ‘Open’ në Neës24 ka folur në lidhje me garën për kreun e SPAK dhe marrëdhënies së krisur Rama-Yuri Kim.

Çani zbuloi që gjatë një ceremonie të mbajtur vetëm 2 orë më parë në kuadër të 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës kryeministri Rama i cili ishte pjesëmarrës duke dhënë edhe një fjalim është larguar nga festimet menjëherë në momentin që ambasadorja amerikane Kim ka mbërritur në event.

“Po e zbuloj tani këtë lajm që më ka ardhur nga burimet e mia. Vetëm para 2 orësh në hotel Rogner ishte një event për universitetin e Tiranës. Me atë rast kishte ftuar Ramën, Veliajn që morën pjesë me fjalime. Në një moment Ramsi vajti dhe kur vjen Kim, bam Ramsi ikën. Sa erdhi ajo iku ky”, tha Çani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët kryeministri, Edi Rama deklaroi mbrëmjen e djeshme se do të kishte një tjetër rishikim për rritjen e pagave të pedagogëve për vitin e ardhshëm. Por ai theksoi se kjo rritje nuk do ishte uniforme për të gjithë trupën akademike. Gjatë ceremonisë së 65 vjetorit të universitetit të Tiranës, Rama tha se do të kishte rritje për të vlerësuar më shumë ata të cilët e meritonin më shumë.

"Po shtoj edhe dy fjalë për pagat sepse është bërë një debat i konsiderueshëm. U bë rritja e nevojshme e pagave për të arritur atë objektiv që kishim dhe ndërkohë po përgatitemi bashkë me forumin që kemi krijuar me rektorët për të parë disa konkluzione të një raporti mbi situatën aktuale dhe ku duam të shkojë universiteti në 2030-tën.

Po përgatitemi të diferencojmë pagat në kuptimin e diferencimit të kontributeve të qeverisë dhe buxhetit për të vlerësuar më shumë cilësinë, për t’u dhënë më shumë mundësi atyre që japin më shumë. Që prej vitit të ardhshëm do japim një shembull sesi do bëhet, që do thotë se do shihet rritja e pagave për pedagogët, por gjysma tjetër e fjalisë është që kjo rritje nuk do jetë uniforme"- u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT