Tensionet te “Zgjedhorja”, Salianji: Teatër i pështirë, mazhoranca nuk do reformë

Politikë

Tensionet te “Zgjedhorja”, Salianji: Teatër i

Për të dytën ditë dështoi mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore për shkak të skenarit të demokratëve.

Pas dështimit të mbledhjes, për mediet ka folur deputeti Ervin Salianji, i cili e ka cilësuar teatër mbledhjen e sotme.

Salianji: E patë edhe sot një teatër tjetër i pështirë i përfaqësuesve të mazhorancës, pavarësisht se 7 deputetët që kanë marrë me dhunë përfaqësimin në komisionin e Reformës Zgjedhore sot bojkotuan mbledhjen siç kanë bërë për 2 vite me radhë. Kjo është tallja dhe pengmarrja që u kanë bërë përfaqësuesve që kanë dalë me vota të PD-së.

Salianji akuzoi mazhorancën se nuk dëshiron Reformë.

Salianji: Nuk duan reformë, e thanë hapur se si do adresojnë problematikat, do përpiqen të blejnë vota për të bërë zgjedhje kushtetuese. Kjo është tallja me qytetarët dhe pengmarrje të drejtuesve të dalë me votat e PD. Ky është regjimi që kemi.

Grupi Bardhi-Berisha kërkon ndryshimin e përbërjes së komisionit, ku në vend të Alibeajt kërkojnë të vendosin bashkëkryetar Oerd Bylykbashin e Rithemelimit. PD u shtriu dje dorën e bashkëpunimit që të ulen në diskutime dhe të dalin me një draft.

 

ME TE LEXUARAT