Spiropali dhe Balluku mungojnë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS

Politikë

Spiropali dhe Balluku mungojnë në mbledhjen e grupit parlamentar

Socialistët mblodhën mëngjesin e së enjtes grupin parlamentar, pak para nisjes së seancës ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Në mbledhje nuk kanë qenë të pranishëm deputetët Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj, ndërkohë që mungonte edhe Belinda Balluku.

I pranishëm në mbledhje ishte edhe Kryeministri Edi Rama. Ajo që është bërë e ditur sipas burimeve të gazetares Eksiola Shehu për Euroneës Albania është se porosia e kreut të Grupit parlamentar të PS-së për deputetët ka qenë që mos të provokohet.

Në seancë do të shqyrtohen dy raportet e përgatitura nga shumica dhe opozita për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, e cila ndodhet në Kuvend që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar. Palët politike kanë qëndrime të kundërta për këtë çështje.

Socialistët argumentojnë se Balluku, e cila nuk mban më funksione ekzekutive në qeveri, nuk përbën rrezik për prishjen e provave apo për arratisje dhe se hetimet nga SPAK mund të vijojnë pa nevojën e masës së arrestit me burg. Për të rrëzuar kërkesën e SPAK, mazhorancës i mjaftojnë 71 vota në Parlament.

ME TE LEXUARAT