Sot vendoset për fatin e Berishës, avokatët e ish-kryeministrit përpjekje për zvarritjen e procesit

Politikë

Sot vendoset për fatin e Berishës, avokatët e ish-kryeministrit

Avokatët e Sali Berishës dorëzojnë kërkesë në gjykatë për marrjen e provave. Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka.

Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme do të japë këtë enjte në 15:00 vendimin për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, pasi shqyrtoi në seancë pretendimet e palëve. SPAK ka kërkuar për ish-kryeministrin arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore dhe asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.

Kuvendi të premten e shkuar vendosi me 75 vota pro heqjen e imunitetit duke vendosur kështu Sali Berishën në dorë të drejtësisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion