Gazetari vdiq nga infarkti në moshë të re, Ahmed Kalaja: E la zemra sepse u tall me Zotin

Aktualitet

Gazetari vdiq nga infarkti në moshë të re, Ahmed Kalaja: E la

Imami Ahmed Kalaja ka çuditur me komentin për ndarjen nga jeta të gazetarit nga Kosova, Arton Turkaj.

Imami shkruan se gazetarit i ra infarkt sepse u tall me zotin.

Këtë deklaratë Kalaja e bëri në rrjetet sociale duke shpërndarë një postim të gazetarit në ditën e Krishtlindjes i cili shkruante “urime krishtlindjet, jau boft allahu kabull”.

Kalaja në postimin e tij shkruan se Zoti komandon zemrën dhe me të nuk duhet të tallemi, duke lidhur kështu shkakun e vdekjes së gazetarit me deklaratën e tij ironizuese.

“Po mos u tallni me Zotin; se të len zemra diku …Zemrën e komandon vetë Ai, Zoti… e jo vetë njeriu. Zini mend! Qoftë mësim për të tjerët! Amin!”-shkruan Kalaja.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion