Sot takimi BE-Ballkani Perëndimor/ Në Tiranë mblidhen kryeministrat, Kurti zgjedh të shkojë në Greqi

Politikë

Sot takimi BE-Ballkani Perëndimor/ Në Tiranë mblidhen

Në Tiranë u mblodhën këtë të hënë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të folur për Procesin e Berlinit.


Por në takimin e kërkuar nga Rama mungoi kryeministri Albin Kurti i cili zgjodhi të shkonte në ishullin turistik të Kretës në Greqi për takimin e një organizate politike të të majtëve.

Samiti zyrtar i Procesit të Berlinit mbahet në tetor në të cilin Albin Kurti konfirmoi se do të marrë pjesë.


Mikpritësi kryeministri Edi Rama mbërriti i pari në Vilën qeveritare numër 30 për t’ja lënë vendin ardhjes së katër kryeministrave të tjerë.

Përballë Oliver Varheily, komisioner për zgjerimin me BE, në drekën e punës kryeministri Edi Rama e ka vënë theksin në nevojën e pasjes së një qëndrimi të unifikuar të kërkesave për BE gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë pas dy muajsh.

Kosova mungoi në këtë takim paçka informal, tejet i nevojshëm për këtë proces sa politik e me theks tek ndërlidhja rajonale e me përfitime ekonomike.

Pak përpara se në Tiranë të niste ky takim nga Prishtina, zyra e zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi, u kujdes në të theksuarin e mos-pjesëmarrjes edhe të zëvendës kryeministrit, në mungesë të shefit të qeverisë së Kosovës që ndodhet në Greqi.

Takimit informal që supozohej të ishte 6+1 por u zhvillua 5+1 i parapriu një turi ballkanik dy ditor i kryeministrit Edi Rama në çuarjen përpara të Procesit të Berlinit, në një kohë që Shqipëria mban kryesimin e kësaj nisme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion