Legalizimi i kanabisit, Bardhi: U kërkua nga grupet kriminale pas marrëveshjes që bënë me Ramën

Politikë

Legalizimi i kanabisit, Bardhi: U kërkua nga grupet kriminale pas

Gazment Bardhi është shprehur për mediat se kalimi i ligjit për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor, është bërë në shkelje të rregullores. Sipas tij ky ligj është kërkuar nga grupet kriminale, pas marrëveshjes që kanë bërë me Edi Ramën në zgjedhjet e 14 majit.


“Një ligj të kërkuar nga grupet kriminale siç është legalizim i kanabisit. Diskutimi është bërë në shkelje të rregullores, pa e patur në kalendar.

Për grupin e PD është e papranueshme, pasi nuk është kërkesë e qytetarëve ky ligj por i grupeve kriminale sipas marrëveshjes që Rama ka bërë me ta për zgjedhjet e 14 majit. Ne kërkojmë pretencë të Ramën në interpelancë të enjten”, tha Bardhi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion