Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë/ Plagosen nëna, dy vajzat dhe drejtuesi i mjetit

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë/ Plagosen

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Rromës.

Dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa përplasja e fortë ka shkaktuar plagosjen e katër personave.

Të plagosurit janë një nënë së bashku me dy vajzat e saj, të cilat udhëtonin në njërin prej automjeteve, si dhe drejtuesi i mjetit.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat, të cilat kanë transportuar me urgjencë të plagosurit drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ndërsa po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.

ME TE LEXUARAT