Soreca ndjek nga afër procesin, mbërrin në një qëndër votimi në Tiranë

Politikë

Soreca ndjek nga afër procesin, mbërrin në një

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka mbërritur në një qendër votimi në Tiranë, ku “përballet” me komisionerët që i shpjegojnë si do procedojë procesi i votimit.

Soreca ndjek nga afër procesin, mbërrin në një

I paqaritur me maskë, Soreca foli edhe për gazetarët, duke u shprehur që Bashkimi Europian ka besim tek qytetarët shqiptarë, se ata do bëjnë më të mirën për zgjedhje të ndershme.“Ne do të jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë por do doja ta fillonim ditën këtu me një këtë sistem të ri votimit. Ne do të shikojmë punën tuaj. Dëshiroj që ta dini që ka shumë njerëz që po ndjekin zhvillimet nga jashtë Shqipërisë. Nuk është se dua t’ju vë në presion, por pak që ta kuptoni që punën tuaj ta bëni sa më mirë”, deklaroi Soreca.

ME TE LEXUARAT