Ndërrime komisionerësh dhe mosfunksionimi i pajisjes biometrike, ja problemet në qendrat e votimit në Durrës

Politikë

Ndërrime komisionerësh dhe mosfunksionimi i pajisjes biometrike, ja

Situata e procesit të votimit në Durrës raportohet e qetë, por me disa probleme. Mësohet se KZAZ 21 që mbulon zonën rurale të Durrësit, nga Sukthi në Ishëm ka pasur një numër të madh komisionerësh të ndërruar nga forcat politike kryesisht në qendrat e votimit në fshatra.

Kreu i kësaj KZAZ, bëri me dije se vetëm LSI ka ndërruar plot 15 komisionerë, për shkak të arrestimit të komisionerit një natë më parë. Nga ana tjetër, PD dhe PS kanë ndërruar 8 komisionerë.

Një tjetër problem është raportuar tek pajisja biometrike, e cila nuk funksionon, duke detyruar që votimi të bëhet në mënyrë manual.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion