Si u nda vota e diasporës, përfundon numërimi, dy në tre shqiptarë mbështesin PS-në

Politikë

Si u nda vota e diasporës, përfundon numërimi, dy në tre

Sipas te dhenave te fundit nga numerimi dy në tre shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë votuar Partinë Socialiste në këto zgjedhje parlamentare.

Numërimi i votës së diasporës përfundoi këtë të diel, ku mbi 197 mijë persona dërguan për herë të parë zarfet e tyre me postë.

Në Vlorë PS mori mandatin e nëntë, ndërsa në Fier ‘vulosi’ mandatin e 12-të me votën e diasporës.

Nga votat e shqiptarëve jashtë vendit Partia Socialiste siguroi 122.070 vota, kurse PD doli forcë e dytë me vetëm 47.018 vota.

Në 12 qarqe të vendit, demokratët arritën të fitojnë vetëm një qark, Kukësin, ku morën gati 62% të votave, kurse PS-ja 27% të votave.

Në 11 qarqe të tjera socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në Gjirokastër me 76.1 % të votave.

Në Shkodër PD-ja ka marrë 2 pikë përqindje më shumë se PS-ja, por në këtë zonë, PSD-ja e Tom Doshit ka fituar gati 7% të votave.

Berat

PD 11.12 %

PS 75.8 %

Dibër

PD 29.80 %

PS 60.58 %

Durrës

PD 25.68 %

PS 62.04 %

Elbasan

PD 16.94 %

PS 67.61 %

Fier

PD 12.54 %

PS 73.22 %

Gjirokastër

PD 13.16 %

PS 76.18 %

Korçë

PD 20.51 %

PS 75.23 %

Kukës

PD 61.91 %

PS 26.99 %

Lezhë

PD 34.13 %

PS 49.19 %

Shkodër

PD 42.27 %

PS 40.01 %

PSD 6.96 %

Tiranë

PD 30.39 %

PS 50.91 %

Vlorë

PD 12.5 %

PS 70 %/tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion