Përfshihet nga flakët makina në Durrës! Shoferi përfundon me djegie...

Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina në Durrës! Shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Torrës Veneciane, në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, ndërsa mjeti ishte në lëvizje.

Sipas burimeve nga vendngjarja, automjeti ishte i pajisur me sistem benzinë-gaz dhe dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet në kohë nga automjeti, ku më pas ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore sepse pati disa djegie të lehta.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe Policia Bashkiake, të cilat kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

ME TE LEXUARAT