"Shqiptarët s`janë delet e Ramës"....Belndi Fevizu përplaset keq me të ftuarin në studio

Politikë

"Shqiptarët s`janë delet e Ramës"....Belndi Fevizu

Moderatori Blendi Fevziu u përplas mbrëmjen e djeshme me gazetarin Robert Rakipllari teksa po diskutonin për zgjedhjet e 25 prillit dhe humbjen e PD-së. Fevziu tha se nëse krydemokrati Lulzim Basha u fut në zgjedhje, atëherë duhet të pranojë rezultatin e të largohet pas humbjes.

Ndërsa Rakipllari tha se këtu nuk është si në Europë ku zgjedhjet e lira e të ndershme nuk vihen në diskutim.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Një kryetar partie sot nëse humb zgjedhjet nuk rri më në parti. Pikërisht kjo gjë nuk lejon krijimin e personalitetevetë forta. Në Europë nuk ndodh kjo gjë.

"Shqiptarët s`janë delet e Ramës"....Belndi Fevizu

Robert Rakipllari: Në Europë nuk ndodh kjo gjë, as që të diskutohen zgjedhjet e lira e të ndershme. Zgjedhjet atje nuk i konteston njeri.

Blendi Fevziu: Me këtë justifikim mund të rrish 50 vjet. Këtë gjë e dije ti, the që vullneti i popullit është në kuti. Pastaj o s’do ta pranish e nuk hyn në zgjedhje

Robert Rakipllari: Të pranojmë këto talente të reja

Blendi Fevziu: Jo Rakipllari nuk mund ta lësh ti…mos më trego mua këtë gjë sepse e di shumë mirë pse po e thua. Nuk mund të thuash që Rama fitoi para shqiptarëve sepse i bleu ata. Shqiptarët nuk janë delet e Ramës, është lideri ai që i udhëheq dhe nuk i lejon të shesin votën. Pusho atëherë mos fol…

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion