Shpallja "non grata" e Berishës fut në sherr Rakipllarin dhe Agron Shehajn: Jo mor vlla...

Politikë

Shpallja "non grata" e Berishës fut në sherr Rakipllarin dhe

Kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Opinion" është përfshirë në një debat rreth shpalljes "non grata" nga SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pjesë nga debate në studio:

Rakipllari: Kandidion për kryetar të Partisë Demokratike dhe ky është një rast për të mbajtur një qëndrim, gjë që ju s’e mbani. Duhet të mbash një qëndrim.

Shehaj: Unë e mbajta qëndrimin.

Rakipllari: Ma thuaj qëndrimin, cili është qëndrimi?

Shehaj: Ajo që thash, më dëgjon mua që flas.

Rakipllari: Po, që s’kam qëndrim.

Shehaj: Jo mor vlla, vendimi i ShBA-së është një vendim politik nga ana e Departamentit të Shtetit, nuk është dënuar Sali Berisha për korrupsion. Si më thua mua ti që nuk mban qëndrim?

A është dënuar Sali Berisha për korrupsion?

Rakiplllari: Jo!

Shehaj: Atëherë nuk më thua dot mua që je i pabesueshëm kur flet për korrupsionin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion