I këputi 30-vjeçares këmbën me "Benz", "story-t" e e fundit të djalit të ish-drejtuesit të policisë

Aktualitet

I këputi 30-vjeçares këmbën me "Benz",

Jehon Breçani, djali i ish-drejtuesit të policisë së Tiranës Erzen Breçani është autori i aksidentit të frikshëm mbrëmjen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku i këputi këmbën një vajze 30-vjeçe, e cila ishte duke ecur në trotuar, kur adoleshenti 19-vjeçar e përplasi me shpejtësi rrufe me “Benz”-in luksoz AA 888 XX.

I këputi 30-vjeçares këmbën me "Benz",

Nga një kërkim i thjeshtë në rrjetet sociale, ku adoleshenti ekspozon pasionin për makinat luksoze vërehet se “Story”-n e fundit në timon me “Benz”-in luksoz AA 888 XX e kishte postuar pak orë përpara se të ndodhte aksidenti i frikshëm. Përpos “Benz”-it me të cilin shkaktoi aksidentin, 19-vjeçari shfaqet në foto edhe me makina të tjera “Jeep” dhe “BMW” me puro.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.


Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, ku makina luksoze e drejtuar nga 19-vjeçari Jehon Breçani për shkak të shpejtësisë doli nga rruga dhe përplasi fillimisht bordurat anësore të rrugës për të kaluar në trotuar duke marrë përpara vajzën 30-vjeçe, rreth të 30-ve.

I këputi 30-vjeçares këmbën me "Benz",

Nga përplasja vajza humbi njërën këmbë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa adoleshenti u shoqërua në komisariat. 

ME TE LEXUARAT