Shfrenon gojnë, deputetja Sara Mila i kthehet Berishës: Për prapanicën tënde po djeg Shqipërinë prej 30 vitesh!

Politikë

Shfrenon gojnë, deputetja Sara Mila i kthehet Berishës: Për

Seanca e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Kësaj radhe, pas protestës së dhunshme të militantëve demokratë ku mbetën të lënduar 16 policë, Berisha vijoi gjuhën e dhunës përpara deputetëve.

Mes replikave, deputetja e qarkut të Elbasanit Sara Mila iu drejtua Berishës duke i dhënë se për prapanicën e tij dhe të familjes së tij po djeg Shqipërinë prej 30 vitesh.

Berisha e konsideroi “gojëpërdalë” dhe tha se “sojit të këtyre nuk u përgjigjem kurrë”.

Sala Mila: Meqë na quajti si mbrojtës të prapanicave, po si ka mundësi që të djegësh Shqipërinë prej 30 vitesh për prapanicën tënde e të familjes tënde dhe të njerëzve të tu dhe nuk u lodhe për atë prapanicën tendë dhe nuk u lodhën këta.

Sali Berisha: Sojit tyre nuk i përgjigjem kurrë…. Gojëpërdalurave nuk duhet tu përgjigjes kurrë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion