Shef i sigurisë në PD Elbasan, kush është Arjan Hoxha, ish-drejtori i Burgjeve

Politikë

Shef i sigurisë në PD Elbasan, kush është Arjan Hoxha,

Në njoftimin e policisë sot për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan dje, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe 4 të tjerë u plagosën, thuhet se njëri prej të pranishmëve, Arjan Hoxha, i është prezantuar forcave të policisë si përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan.

Po kush është Arjan Hoxha?! Ai është emëruar në vitin 2017 nga vetë Gazment Bardhi, kur u bë ministër Drejtësie, si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Ai ka qenë gjithashtu shefi i sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit në kohën e qeverisë së Sali Berishës./shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion