"SHBA i ka refuzuar vizën Bashës", Edith Harxhi: Informacionin e kam nga burime diplomatike

Politikë

"SHBA i ka refuzuar vizën Bashës", Edith Harxhi:

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi u shpreh mbrëmë se SHBA i ka refuzuar vizën Lulzim Bashës dhe se për këtë kishte informacione.

Por në cilat burime mbështetet deklarata e Harxhit?

Pasditen e sotme nga Korça ku zhvilloi një takim me demokratët në kuadër të fushatës për zgjedhjet brenda PD-së, Harxhi tha se informacioni që kishte bazohej në “burime të natyrave të ndryshme, duke përfshirë edhe burime diplomatike”.


Rivalja e liderit demokrat në detyrë tha mbrëmë se “Zoti Basha vetë ka 4 vjet që nuk udhëton dot në Amerikë sepse i është refuzuar viza”.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion