Sali Berisha del nga SPAK, zbulon shënimin që i la Altin Dumanit

Politikë

Sali Berisha del nga SPAK, zbulon shënimin që i la Altin Dumanit

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, për të zbatuar masën detyrim paraqitje.

Pasi ka dalë nga SPAK, Berisha ka folur për mediat për deklaratën e lënë në dyert e institucionit, ku sërish hedh akuza për gjyqtaren Irena Gjoka.

Në fjalën përpara mediave, kreu i opozitës u shpreh se qëndrimi mbrojtës i kreut të SPAK Altin Dumani ndaj saj, sipas Berishës përbën krim. Gjithashtu, Berisha ka folur dhe për dokumentin e siguruar për gjyqtaren që ka qenë e dënuar për mashtrim.

Pjesë nga fjala e tij:

Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit.

Kreu i gjykatës speciale, pseudo gjykatësja me 5 mbiemra është mashturse ordinere, e paturp e pacipë, ndërsa e deklaron në formularët e saj.

Irena me 5 mbiemra, shqiptarët duhet të mësojnë se në datën 31 shtator 2003 ka qenë e dënuar. Ka firmosur Fejzo Behaj, prorkurë për vete duke u parqitur si gruaja e Stefan Gjokës, çertifikatë e martesës tre vite mbrapa. Autorizon të drejt përfqësimi Andon Ikonomi avokat, të paraqesë çdo lloj forme të nevojshme, për heqjen e masës së dhënë. 

Është dënuar nga shteti grek, ka mashtruar shtetin shqiptar, ka marrë prokurë për heqjen e masave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion