Refuzuan pajtimin, Berisha dhe Veliaj në SPAK për shpifje, ja kur mbahet seanca e radhës

Politikë

Refuzuan pajtimin, Berisha dhe Veliaj në SPAK për shpifje, ja kur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ngritur një padi për shpifje ndaj ish-kryeministrit , Sali Berisha, pasi ky i fundit e ka akuzuar për lidhje me Iranin.

Sot është mbajtur seanca e para me përfaqësimin e dy palëve. Berisha është përfaqësuar nga Ivi Kaso dhe Veliaj nga avokati i tij mbrojtës.

Kujtojmë që nëse Berisha  nuk do të përfaqësohej sot, Prokuroria do ta shoqëronte me forcë.

Seanca e para ka zgjatur vetëm 20 minuta, ku avokatët e Berishës dhe Veliajt janë njohur me seancën e pajtimit nga SPAK, një procedurë ku palët që akuzopnë njëra-tjetrën i ofrohet mundësia e pajtimit  dhe më pas pushimi i çështjes, por kjo nuk ka ndodhur.

Seanca e radhës do të mbahet me datën 2 qershor.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion