Rama shëtitje me Vuçiç dhe Zaev në rrugët e Shkupit, qytetarët i kërkojnë "selfie"

Politikë

Rama shëtitje me Vuçiç dhe Zaev në rrugët e

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Maqedoninë e Veriut në kuadër të Forumit Ekonomik. Pasditen e sotme, Rama së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kanë bërë një shëtitje në rrugët e Shkupit drejt qendrës së qytetit.

Gjatë kësaj ecjeje ku ndodhet edhe Petre Shilegov, Kryetar i Bashkisë së Shkupit, ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto. Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, vizita e Kryeministrit Rama në Shkup është në kuadër të Forumit Ekonomik me sesionin “Ballkani i Bashkuar”, që me sa duket do të jetë dhe emri i ri i asaj që njihet deri tani si “Minishengeni”, ose “Shengeni Ballkanik”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion