Rama nxjerr foton e protestueses: Kjo grua ka ndërtuar pa leje në Durrës

Politikë

Rama nxjerr foton e protestueses: Kjo grua ka ndërtuar pa leje në

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka dalë më një reagim lidhur me protestën që pritet të nisë për pak çaste para Kryeministrisë. Rama ka shpërndarë dy foto ku sipas tij tregojnë fytyrat e simbolit të thirrjes së diasporës në protestë.

Sipas tij, personi që thërret diasporën në protestë është vetë ndërtuese pa leje e një shtese brenda mureve të kalasë së Durrësit. Rama shkruan se një shkelëse e ligjit vishet me flamurin e interesit publik.

“DY FOTOGRAFI DHE DY FYTYRAT E NJË SIMBOLI TË THIRRJES PËR DIASPORËN NË PROTESTË.

Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës Historike, sipas projektit të miratuar.

Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit që bërtet, “Diaspora këtë vit nuk do të vijë për pushime, por për protestë”.

Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje, e cila ka deklaruar përpara meje se do hidhet me kokë nga tarraca, po nuk e pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak!

Pikërisht kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale:  Një shkelëse e ligjit, qëndrestare kundër pastrimit të trashëgimisë kulturore nga çibanët e ndërtuar pa leje vishet me flamurin e interesit publik, ve kujën për atdheun në rrezik dhe kthehet në heroinë.

Fakti pastaj që ky personazh grotesk është edhe militante e vajmedet Partisë Demokratike, e fut rastin në një kornizë shembullore të dashurisë për natyrën. Çibani ka një hipotekë nga koha e dy gishtave”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT