Protestuesja: Ky pushtet na ka hequr dinjitetin! Jemi bërë prindër të prindërve tanë
Lajmifundit
/
20 Qershor 2026, 20:26
Aktualitet

Një emigrante tha në protestën para Kryeministrisë se nga Shqipëria ka ikur në moshë të vogël. Ajo thotë se nuk është larguar me dëshirë.
“Kam ikur e vogël nga Shqipëria, se familja nuk pati zgjedhje tjetër. Nuk kam ikur me dëshirë nga Shqipëria. Ky pushtet na ka hequr dinjitetin.
Jemi bërë prindër të prindërve tanë. Jemi detyruar t’i marrim prej dore dhe t’i mësojmë një gjuhë të huaj”, tha Ledina Ago.


