E vetmja mes burrave! Kush është Dr. Suzanne Huurman, gruaja që po bën historinë e rrallë në Kampionatin Botëror

Sport

E vetmja mes burrave! Kush është Dr. Suzanne Huurman, gruaja që

Në një turne të dominuar tradicionalisht nga burrat, Dr. Suzanne Huurman po shkruan historinë në Kampionatin Botëror.

Mes 48 kombëtareve pjesëmarrëse në këtë turne, ajo është e vetmja femër që mban postin e Kryemjekes së një skuadre përfaqësuese. Të gjithë kolegët e saj në ekipet e tjera janë burra.

Në fakt, arritja e Huurman është jashtëzakonisht e rrallë. Në të gjithë historinë 96-vjeçare të Kampionatit Botëror, ajo është vetëm gruaja e tretë në histori që arrin të shërbejë si mjeke zyrtare e një ekipi kombëtar në këtë kompeticion madhor.

Ajo mban postin e drejtueses së stafit mjekësor për kombëtaren e Kurasaos (Curaçao) – skuadra më e vogël në histori për nga popullsia dhe sipërfaqja territoriale që ka arritur ndonjëherë të kualifikohet në një Kampionat Botëror.

Një histori unike suksesi dhe frymëzimi që po tërheq vëmendjen e mbarë opinionit sportiv botëror.

ME TE LEXUARAT