FOTO / Nis më herët protesta në Tiranë, diaspora i bashkohet marshimit drejt Kryeministrisë

Marshimi i qytetarëve dhe aktivistëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë ka nisur më herët se sa ishte parashikuar, ndërsa protestuesve u janë bashkuar edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, dita e sotme ka sjellë një pjesëmarrje më të madhe se ditët e kaluara, me një numër të shtuar qytetarësh që i janë bashkuar tubimit në kryeqytet, duke rritur ndjeshëm masivitetin e protestës në Tiranë.
Në protestë vijojnë të jenë masive thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, të cilat janë dëgjuar vazhdimisht nga pjesëmarrësit gjatë marshimeve dhe tubimeve në kryeqytet.


