Rama: PS është një shalqi me provë! Çdo votë jashtë kutisë së mazhorancës është një mundësi e çuar dëm!

Kryeministri Edi Rama, në takimin me të rinjtë në kryeqytet pasditen e sotme, ku dhe u prezantuan kandidatët për deputet në Tiranë tha se kushdo që voton jashtë PS, do të çojë dëm votën në 11 maj.
Po ashtu kryeministri tha se mazhoranca është e hapur për këdo që të bashkohet në ekip, duke theksuar se edhe në listat për deputet ka shumë të rinj në garë.
"Jam shumë krenarë për këtë skuadër dhe besoj që me këtë skuadër i kemi dhënë të gjithë Qarkut të Tiranës një ofertë të plotë, të gjitha moshave një mundësi zgjedhjeje vajzave dhe grave një buqetë ku mund të zgjedhin pa dyshim përfaqësuesen e tyre në Kuvend.
I kemi dhënë të rinjve dhe te rejave të bejnë zgjedhjen e tyre dhe duke qënë pjese e kësaj skuadre dhe të gjithë profesioneve mundësin që duke votuar për PS, të zgjedhin një vajzë, djalë, burrë apo grua, pa pasur asnjë dyshim që do përfaqësohen denjësisht.
Kemi ndërtuar Partinë më të re që eshtë sot në të gjithë atë fletë të madhe votimi për Tiranën. Një parti të re, ama një shalqi me provë, që brenda vetes ka të gjithë eksperiencën e këtyre viteve qeverisëse duke i dhënë qytetarëve të Tiranës, mundësin që të shohin përpara përmes të rese edhe të ndodhen të sigurte që rruga jonë përpara është e garantuat përmes eksperiencës. Të dyja këto bashkë janë jo të lehta dhe gjendet vetëm te PS. Të gjithë të tjerët majas e djathtas fletës së votimit, janë ose të kalbur, ose pa asnjë eksperiencë.
Hedhja e votës kudo tjetër përveçse se te PS, aty te numri 5, është ta çosh votën kot. Në të gjithë këtë rrugë të 11 majit do dëgjoni, do pyesni dhe kuptoni se çfarë duam të bëjmë ne jo në shkallë vendit, por të çdo komuniteti", tha Rama.


