Rama: Pas Shotës, do të eksportojmë makina të tjera ushtarake “Made in Albania”!

Politikë

Rama: Pas Shotës, do të eksportojmë makina të tjera

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me punonjës dhe përfaqësues biznesesh, ku u diskutua për politikat e punësimit dhe aftësimit të forcës së punës.

Rama theksoi se prodhimet do të jenë “Made in Albania” dhe sipas tij, Shqipëria do të eksportojë në tregje të tjera makina ushtarake të gjeneratës së fundit.

"Po punojmë me Ariel për një partneritet strategjik me një nga kompanitë më të mëdha të botës në fushën e industrisë ushtarake dhe besoj se dje kemi arritur ta kurorëzojmë në linjat e përgjithshme këtë partneritet.

Besoj do të bëhet publik së shpejti dhe do të sjellë në Shqipëri jo vetëm qindra miliona në industrinë ushtarake që po e ndërtojmë nga e para.

Do ta bëjë Shqipërinë, falë Arielës, fale kompanisë së saj që do të jetë kompani referimi, por prodhimet do të jenë Made in Albania dhe Shqipëria do të eksportojë në tregje të tjera makina ushtarake të gjeneratës së fundit. Kjo është diçka që ndodh sot dhe nuk mund të ndodhte dot deri disa vite më parë", tha Rama.

ME TE LEXUARAT