Policia me dorë të hekurt/ Bllokon 5 skafe në Sarandë, ishin pa dokumentacion të rregullt
Lajmifundit
/
13 Gusht 2026, 18:06
Aktualitet

Pesë skafe janë bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës pasi u konstatuan pa dokumentacionin e detyrueshëm në bord.
Kontrollet janë zhvilluar pasditen e sotme, gjatë patrullimeve në vijën bregdetare.
Në kuadër të kontrolleve janë ndaluar mjetet lundruese “Rolex 1”, “Hans 1”, “Noens-S”, “Venus” dhe “Brizo”, drejtuesit e të cilave nuk dispononin dokumentacionin e kërkuar.
Secili prej pesë drejtuesve është ndëshkuar me 10 mijë lekë gjobë, ndërsa mjetet lundruese janë bllokuar deri në shlyerjen e masave administrative.


