Rama paralajmëron shoferët: Do ju kushtojë adrenalina! S’do ketë më policë në rrugë, gjoba do të vijë direkt në celular!

Politikë

Rama paralajmëron shoferët: Do ju kushtojë adrenalina!

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nëse Shqipëria futet në Bashkimin Evropian pozicioni i vendit tonë do të ndryshojë.

Rama tha se në raport me BE Shqipëria është “si i dashuruari, por që vajza e shikon me dyshim”.

“Natyrisht ata janë familje e pasur, ti je dinjitoz, por…sss…në momentin kur ti futesh atje dhe të thotë vjehrri dhe vjehrra do marrësh drejtimin e kësaj pjese të kompanisë tonë, ti kalove dhe u bërë aksioner”, u shpreh Rama.

Teksa foli për projektet e reja, premtoi skemë të re të kontrolleve për respektimin e rregullave të qarkullimit në rrugë.

"Jo të rrinë policët atje dhe të thonë ndalo pak, sistemi i kontrollit në kohë reale të shpejtësisë do të bëjë që jo vetëm të jenë të menjëhershme (gjobat), por të të vijë në telefon bashkë me gëzimin që ke në faqe për tejkalimin e shpejtësisë.

Bashkë më një mesazh kujdes deri në shtëpi, mos e përsërit më se të vjen gjoba prapë. Do të ndikojë në uljen e aksidenteve sepse do t’u shkojë shumë shtrenjtë adrenalina”.

ME TE LEXUARAT