Ronaldo dhe Xheorxhina martohen në fshehtësi? Fotoja që po bën xhiron në rrjet!

Showbiz

Ronaldo dhe Xheorxhina martohen në fshehtësi? Fotoja që po

Ka mjaftuar një postim i Xheorxhina Rodriguez në rrjetet sociale për të ndezur zërat se ajo është fejuar me Kristiano Ronaldon.

Partnerja e sulmuesit portugez publikoi më 15 prill, një fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, në të cilën ajo tregon një unazë të madhe me një gur të çmuar, duke shtuar zërat se Ronaldo i ka propozuar për martesë.

Në mbishkrimin e postimit të saj ajo ka shkruar në arabisht: “Largoje të keqen prej nesh. Amen”.

Ronaldo dhe Xheorxhina martohen në fshehtësi? Fotoja që po

Pavarësisht se çifti nuk janë zyrtarisht të martuar, Ronaldo shpesh i referohet Rodriguez si gruaja e tij.

Në dhjetor, në “Globe Soccer Awards 2024” në Dubai, ai tha: “Është një gëzim i madh të fitosh këtë trofe. Djali im i madh është këtu, gruaja ime, Xheorxhina Rodriguez, është këtu".

ME TE LEXUARAT