Rama paralajmëron hetime për prokurorët: Ata i nxjerrin sekretet, jo gazetarët!

Politikë

Rama paralajmëron hetime për prokurorët: Ata i nxjerrin sekretet,

Tirane - Kryeministri Edi Rama, ka folur diten e sotme në lidhje me nxjerrjen e sekretit hetimor duke thene se kete e bejne prokuroret dhe jo gazetaret. 

Sipas Rames, nëse një sekret hetimor i tillë iu bie në dorë gazetarëve, duhen hetuar ata që ua dhanë këto informacione, duke 'shigjetuar' prokurorët.

‘Sekreti hetimor është diçka tjetër. Përfitoj nga rasti të falënderoj Avokaten e Popullit, me një rast të një gazetari i cili u akuzua dhe u keqtrajtua për nxjerrje të sekretit hetimor. Ka ndodhur edhe gjatë pandemisë sw COVID kur prokuroria ju vu mbrapa ca gazetarëve dhe për mua gazetarët nuk nxjerrin sekrete hetimore.

Pasi gazetarët nuk i deponojnë sekretet, i disponojnë prokurorët. Kur i bie në dorë sekreti gazetarit, nuk është më detyrimi i tij të ruajë sekretin. Dhe nuk shkon drejt tij hetimi, por drejt atyre që ia dhanë atij. Kjo është elementare. Që në Kanun shkruhet e zeza në të bardhe 'Lajmësi nuk ka faj', kush e prodhoi ose kush ja dha që ta çoj diku tjetër, pra te burimi, me atë duhet të merresh.

Informacioni, mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekzistojnë në letër në vulë në firmë, dhe që nuk përfshihet në një hapësirë të ngushtë, është pronë publike që shteti nuk ka as një të drejtë t’ja mohojë qytetarëve.’- u shpreh Rama.

Kryeministri Rama propozoi ngritjen e një Bordi Kombëtar, që sipas kreut të qeverisë ka si qëllim vendosjen në dispozicion të çdo informacioni për qytetarët, përveç atyre që konsiderohen sekret Hetimor. Rama u shpreh se shumë institucione, qoftë ato qendrore apo lokale, kanë probleme me qasjen me qasjen ndaj publikut, duke i mohuar të drejtën e informimit, edhe për informacione bazë.

Ky bord, pjesë e të cilit do të jetë qeveria, pushteti vendor, Komisioneri për të drejtën e Informimit, Avokati i Popullit, Agjencia e Shoqërisë për Informacion, do të bëjë transparencën e munguar, duke zvogëluar hendekun që ka mes tyre dhe qytetarëve. Këtu përfshijnë publikimin e çdo vendimi qeverie apo kontrate të nënshkruar.

“Është koha që ne të krijojmë një bord Kombëtar, apo Komitet, po këtë fjalën e kam pak si problem, por edhe për shkak të faktit se kam parë në eksperiencën time që krijohen për të mos zgjidhur probleme dhe kam pare vetë, do të mos zgjidhësh një problem, krijo një Komitet.

Me pjesëmarrjen e qeverisë, pushtetit vendor, ku është shumë problematik, me komisionerin, me avokatin e popullit dhe me të tjera institucione dhe Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, për Dialog dhe Bashkëqeverisje, për të pasur një plan të përbashkët pune, jo për gjë tjetër, për të monitoruar bashkërisht të gjithë këtë proces transparencë e dhe sigurimit të të drejtës së informimit sepse në fund të ditës është e qartë që në pjesën më të madhe problemi është se nuk ka vullnet për informacion, por se nuk ka një vetëdije për të drejtën e informimit në kohë reale dhe kjo gërryen besimin e qytetarëve, hap shtresën e dezinformim, apo keq informimit dhe kjo shkel një të drejtë që është e sanksionuar me ligj e publikut dhe çdo individ dhe që s’ka asnjë arsye në botë për ta shkelur, sepse nuk bëhet fjalë për krijuar një produkt, por për ta ekspozuar produktin që krijohet, çdo vendim qeverie, çdo marrëveshje kontraktuale që nuk është sekret hetimor, duhet të jetë publike dhe ambicia jonë duhet të jetë që në fund të këtij viti të kemi një përmbysje të të gjithë përmbajtjes jo të kënaqshme për të dhënat për aksesin e publikut në informim dhe për garantimin e të drejtës së informimit”, tha Rama gjatë konferencës së VI Kombëtare Për të Drejtën e Informimit.
Ndërkohë ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni tha se, 222 autoritete publike zbatojnë sot programin e transparencës.

Duke marrë fjalën në Konferencën e 6-të Kombëtare “E Drejta për Informim”, ministrja Pirdeni theksoi se, në 2023 u mundësua përshtatja e kuadrit ligjor me nevojat që buronin nga realiteti, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT