DASH konfirmon heqjen e "non grata"-s ndaj Berishës
Lajmifundit
/
11 Qershor 2026, 19:22
Politikë

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përjashtuar nga kufizimet e vendosura ndaj tij nga administrata Biden.
Në një përgjigje për mediet, DASH sqaroi se dhënia e përjashtimeve të tilla i shërben një interesi kombëtar bindës.

“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa përcaktime 7031(c) të vendosura gjatë administratës së mëparshme, sepse dhënia e përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës”