U hodh nga ballkoni, ndërron jetë 28-vjeçarja në Vlorë
Lajmifundit
/
11 Qershor 2026, 08:59
Aktualitet

Ka ndërruar jetë 28-vjeçarja me inicialet A.B., e cila mbrëmjen e djeshme u transportua në gjendje kritike drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë Lungomares.
E reja, nënë e dy fëmijëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Dyshohet se 27-vjeçarja u hodh nga kati i 6 i banesës ku jetonte.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.