Rama josh emigrantët që të investojnë: Do fitoni më shumë nga shtëpia e gjyshit se nga ai që ju jep rrogën
Lajmifundit
/
26 Tetor 2024, 18:49
Politikë

Kryeministri Edi Rama tha se do të publikohet një program i ri për emigrantët, që quhet ‘Paketa e Maleve’.
Ky program është për të gjithë ata që duan të investojnë në vendlindje, theksoi kreu i qeverisë gjatë fjalës nga New Yorku.
Rama: Sa i përket investimeve ne do publikojmë një program të ri për emigrantët që vijnë nga ato zona që quhet ‘Paketa e maleve’ për të gjithë ata që duan të investojnë në vendlindje, një mundësi të re me avantazhe të natyrës së taksave. Do fitoni më shumë nga shtëpia e gjyshit se sa ai që ju jep rrogë.


