Shoferin maqedonas e zë gjumi mbi timon, plagosen një grua dhe një fëmijë në Elbasan

Aktualitet

Shoferin maqedonas e zë gjumi mbi timon, plagosen një grua dhe

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se të plagosurit janë një grua dhe një fëmijë, të cilët janë dërguar në spital me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Siç shihet dhe nga pamjet nga vendngjarja, automjeti është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Makina drejtohej nga një shtetas maqedonas, i cili po udhëtonte drejt Rrogozhinës.

Por në një moment, dyshohet se ai ka humbur kontrollin e automjetit pasi e ka zënë gjumi, dhe është përplasur me bordurën anësore. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plota rrethanat e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion