“E merrnin me vete sa herë ndërronin shtëpi”, detaje tronditëse nga çifti që mbajti foshnjën e pajetë për 4 vite

Soft

“E merrnin me vete sa herë ndërronin shtëpi”, detaje

Detaje të reja janë bërë publike nga rasti tronditës i një çifti, një gruaje gjermane 38 vjeçe dhe një burri grek 43 vjeç, të cilët u arrestuan muajin e kaluar pasi autoritetet zbuluan trupin e foshnjës së tyre të pajetë brenda një frigoriferi.

Nga të dhënat e hetimit rezulton se fëmija kishte humbur jetën në vitin 2022. Në trupin e tij raportohet se janë konstatuar plagë të shumta dhe të rënda, të shkaktuara nga goditje me thikë.

Mediat kanë publikuar së fundmi detaje të reja lidhur me dëshmitë e dhëna nga çifti pas arrestimit. Një prej elementeve më të pazakonta të çështjes lidhet me faktin se dy të arrestuarit ndryshonin shpesh vendbanim.

Avokati i tyre në Hamburg, Christos Psarras, ka deklaruar për mediat gjermane se çifti zhvendosej mesatarisht çdo katër ose pesë muaj. Sipas tij, në çdo ndërrim apartamenti, ata merrnin me vete edhe trupin e foshnjës, duke e transferuar nga frigoriferi i banesës së vjetër në atë të banesës së re.

Mbrojtja ligjore ka bërë të ditur gjithashtu se trupi mbahej brenda një ene. Çifti ka pretenduar se vepronte në këtë mënyrë pasi dëshironte të ruante dhe të nderonte kujtimin e fëmijës.

Megjithatë, avokati ka deklaruar se realizimi i asaj që çifti pretendonte se dëshironte të bënte me trupin ishte penguar për shkak të përfshirjes së personave të tjerë në këtë çështje.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes së foshnjës dhe përgjegjësitë lidhur me ngjarjen.

 

ME TE LEXUARAT