Rama dhe Zaev firmosin marrëveshjen mbi ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar

Politikë

Rama dhe Zaev firmosin marrëveshjen mbi ngritjen e pikave të

Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot bashkë me homologun e tij maqedonas Zoran Zaev marrëveshjen mbi ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar. Kjo marrëveshje lehtëson lëvizjen e qytetarëve në të dy anët e kufirit, aq më tepër për sezonin turistik.

Më herët e njëjta procedurë është ndjekur me Kosovën.

Kreu i qeverisë ka publikuar një video përmbledhëse të Samitit në Facebook, në të cilën ai shfaqet duke pritur me radhë liderët e Ballkanit Perëndimor.


“Pallati i Brigadave – Një ditë e mirë për të ardhmen e rajonit tonë,” shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë se sot në Pallatin e Brigadave u mbajt Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor i cili u hap nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e të “zotit të shtëpisë”. Veç liderëve të Ballkanit, i pranishëm ishte edhe Komisioneri i BE për Fqinjësinë, Oliver Vaheli.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion