Aksident i frikshëm në Tiranë, “Benz”-i futet në trotuar me shpejtësi, përplas një vajzë

Aktualitet

Aksident i frikshëm në Tiranë, “Benz”-i futet në

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.  Sipas policisë automjeti tip “Benz” i drejtuar nga një 19-vjeçar ka dalë nga rruga, duke përfunduar në trotuar dhe më pas është përplasur me një pemë.  E pranishme ishte edhe një kalimtare rreth të 30-tave, e cila ka mbetur e plagosur.

Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti
Policia thotë se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe është marrë në pyetje për të zbardhur ngjarjen. Ndërkohë e plagosura është dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e makinës, por edhe terreni i lagësht.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion