Rakipi-Qafalia dhe Gjylameti-Xhaçka, dy “luftërat” e vetme të kandidatëve të PS në Tiranë

Politikë

Rakipi-Qafalia dhe Gjylameti-Xhaçka, dy “luftërat” e

Numërimi i votave preferenciale për kandidatët në listën e hapur në Tiranë, sa i përket votave brenda vendit, po shkon drejt fundit, dhe tashmë duket se është më qartë panorama se kush do të jenë 140 deputetët e rinj në legjislaturën e ardhshme.

Sa i përket demokratëve, mandatin e vetëm nga lista e hapur në Tiranë duket se do e marrë Jorida Tabaku, e cila ka thelluar diferencë në mbi 2 mijë vota, kundrejt ndjekësit të saj, Ilir Alimehmetit.

Aktualisht Jorida Tabaku ka 18 850 vota, ndërsa Ilir Alimehmeti 16 426 vota, ku duket se një diferencë e tillë, edhe me votat e diasporëz zor se mund të ketë surpriza.

Sa i përket listës së socialistëve, të cilët aktualisht fusin 7 deputetë nga lista e hapur e Tiranës, ka vetëm dy përplasje.

E para është ajo mes Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefalisë, ku në avantazh momentalisht duket i pari, edhe pse me një diferencë të ngushtë votash. Aktualisht Rakipi ka 9 442 vota, ndërsa Qefalia 9400 vota, pra diferenca mes tyre është në vetëm 42 vota.

Njëri prej tyre do të digjet për shkak të kuotave gjinore dhe e vemtja mundësi që ata të futen të dy në Kuvend është që PS, me votat e diasporës të arrijë në 20 mandate në Tiranë.

Përplasja e dytë është ajo mes dy grave, Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës, ku njëra prej tyre po ashtu është e sigurt se do të mbetet jashtë Kuvendit. Aktualisht Blerina Gjylameti është në avantazh me 5715 vota, ndërsa Xhaçka ka vetëm 24 vota më pak, 5 691 vota.

Vlen të theksohet fakti se më lart se to është Toni Gogu me 5 920 vota, por edhe ai digjet për shkak të kutova gjinore, njësoj si njëri mes Qefalisë dhe Rakipit. Gjithsesi, vlen të theksohet fakti se janë edhe votat e diasporës për t’u numëruar

LISTA E HAPUR E PS NË TIRANË

Blendi Gonxhja – 21809 (Merr mandatin)

Erion Braçe – 20261 (Merr mandatin)

Ervin Hoxha – 18764 (Merr mandatin)

Fatmir Xhafaj – 12453 (Merr mandatin)

Ornaldo Rakipi – 9442 (Aktualisht merr mandatin)

Xhemal Qefalia – 9400

Anila Denaj – 8656 (Merr mandatin)

Toni Gogu – 5920

Blerina Gjylameti – 5715 (Aktualisht merr mandatin)

Olta Xhaçka – 5691

Etilda Gjonaj – 5124

Kejsi Elezi – 4950

Plarent Ndreca – 4493

Florian Pullazi – 4474

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion