Publikohet fotoja, ky është Bledar Okshtuni, i riu që u plagos brenda zyrave të PD në Kavajë
Lajmifundit
/
19 Prill 2021, 21:46
Politikë

Ky është Bledar Okshtunit, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në zyrat e Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës.
Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga ana tjetër, për plagosjen është shpallur në kërkim Ndriçim Jonuzi (Tahiri) një person me precedentë të theksuar kriminalë pasi ka qenë dënuar për vrasjes.
Përveç tij, vetë Duma tha se në plagosje kanë marrë pjesë edhe dy persona të tjerë, Markel Shtylla, drejtor policie dhe Dorian Troplini.


