"Po i shpërndan PS", PD bllokon ndihmat ushqimore nga rezervat e shtetit në Berat, ndërhyn policia

Politikë

"Po i shpërndan PS", PD bllokon ndihmat ushqimore nga rezervat e

Tensionet situata në Berat pak ditë para zgjedhjeve. Gjithçka ndodhi pasi kandidati për deputet i PD-së Tomor Alizoti bashkë me përfaqësues të tjerë të selisë blu, identifikuan dhe bllokuan një mjet me ndihma ushqimore të rezervave të shtetit, që thuhet se do të shpërndaheshin nga PS-ja tek disa familje.

Alizoti tenton që të hapë derën e furgonit, ndërsa përfaqësues të tjerë të PD mbajnë të rrethuar furgonin, por hasin edhe në rezistencë.

Drejtori i Policisë së qarkut të Beratit, Neritan Nallbati ka mbërritur në vend, teksa ka pasur dhe debate me kandidatin e PD, Alizoti.

Ky i fundit ka kërkuar shoqërimin e furgonit në polici dhe ruajtjen e provave. Në sfond dëgjohen edhe brohërima në kor “Rama ik”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion