PS triumfon në Korçë, Peleshi: Fituam bindshëm, i bëj thirrje kundërshtarëve për bashkëpunim.

Politikë

PS triumfon në Korçë, Peleshi: Fituam bindshëm, i bëj

Pas përfundimit të numërimit të votave në Korçë, ka folur për mediat Niko Peleshi, i cili ndau me të gjithë fitoren e Partisë Socialiste. Nga Rrëmbeci, në bashkinë e Maliqit

“PS ka fituar bindshëm në Korçë. Falenderoj qytetarinë, PS ka fituar bindshëm me 10 mijë vota diferencë nga Pd, kemi mbajtur të njëjtën diferencë nga i gjithë koalicioni opozitar. Fitorja 6 me 5 është më e bukur nga fitorja jonë 6-4-1. Kjo tregon se Korça zgjodhi partinë e duhur. Ne e edhe kur fitojmë dimë të lexojmë çdo votë që nuk e kemi patur në favor. Së bashku me ekipin që punoj, do lexoj votat.

 

Maliqi është shembull, jemi përpara në shumë bashkitë e qarkut të Korçës. Kemi një fitore të jashtëzakonshme. Kjo fitore nuk shpallet me eufori, por me përulësi, edhe për ata që na kanë votuar dhe nuk na kanë votuar. Kërkohet shumë punë dhe mbështetjen. Fitorja ka emrin e qytetarëve të Korçës. I shtrijë dorën e bashkëpunimit edhe kundërshtarëve, roli i tyre i pazëvëndësueshëm. I falenderoj edhe kolegët e mi”, tha Peleshi.

ME TE LEXUARAT